We met Fjona at a nice cafe, and her arrival to the interview site was typical of Shkodra. A sparkling young woman, smiling and full of positivity on a beautiful sunny day and of course with a bicycle in her hands, ready to accommodate us and start the interview. Fjona Bashi is a young woman from Shkodra. Fjona is engaged in civil society and manages a youth center for the Hand of Reconciliation organization (DeP) that works with young people and marginalized groups.
Young Journalists Initiative
- For anyone who does not know, who is Fjona Bashi? - Fjona is a young woman from Shkodra who wants to do something different and to make her contribution to the youth field. My involvement in this field began in 2014 and since that year I have never stopped giving my contribution and engagement in this complex area, so difficult but also diverse and entertaining at the same time. - Can you show us some of your challenges in this complex work? - The challenges are many, of course ... when you are young and want to explore and understand a complex area, of course you face some difficulties. Wanting to stay positive and transmit a good energy to what I want to do, I often try not to look at the challenges but just the benefits of working with young people. Practically, when you are going to realize a project that focuses on young people, focus on the things we want to learn and the message. - What do you have to consider to successfully write a project proposal? When we write a project proposal we have clear the specific and general goals and objectives we want to achieve. We think we bring something new, in fact, they are young people who teach us something new and we learn from them. My experience started 5 years ago when I was part of a European Union information center as a volunteer, then little by little this field became more and more interesting to me and I decided to be a part of civil society, a field that gives pleasure but that is also difficult at the same time. - The idea of creating a youth center comes from your experience? - The idea to create a youth center comes from the needs of young people. The need to have a center, a space, a place where they feel safe and able to express all the feelings and desires they want to achieve. Being young myself and always thinking of what I want to have, that is what I try to give to others. The idea of a youth center started and was implemented by the organization "Hand of Reconciliation - DeP", an organization that I have been part of for two years now and with a focus on young people, their socialization and social integration in the community they are part of. The idea of a youth center has been the involvement of young people and direct work with them. - How did you achieve creating a youth center? - It has been through informal learning, a form which is slowing being introduced into the Albanian system because we are accustomed to staying within the boundaries and following those lessons we have been educated in for years now. Informal learning, a method we have intended to incorporate as part of our projects and which the organization has implemented for 12 years now. The results of this method have been such that we have come to the formation of a youth center, a number of 20 people, 5 of which are the governing board and 15 others are students of the seven schools included in the city of Lezha. Since March, the center is open to all young people who want to organize activities, work on different projects at school, but also to discuss issues encountered day after day.
- How is the diversity of activists, volunteers, and people who want to be part of this organization? - Interest is increasingly growing as everyone wants to get out of that monotony, school-home-work. We realized that it is not enough to do just something within the routine, but whether you participate or whether you engage in other projects that do not necessarily have to be long-term. It may also be short projects but to give pleasure and give another dimension and to broaden horizons. It is a desire to do something different and we see this year after year. - There are many young people in Albania undertaking such initiatives, what message does this young woman give? - The message I give to young people is not to be limited in what they do, to trust their dreams, and to work hard on them. When I say to work hard, is to work for what they believe. When you believe in your idea and you think it will make a difference, then daily work will achieve that. - What are some of your achievements so far? - My achievements are that I am part of a youth group in Shkodra and beyond, wanting to become a part of the great chain that leads to change. The challenges and difficulties are that young people in Albania are leaving and the work that you do is limited, which means that work is not transmitted to a part of the youth. Everyone is leaving for a different experience, for a better life, to achieve something that unfortunately our country cannot offer. But when you find people who want to do something different in the country that we were born in, raised in and educated in, you get another sort of joy, and the difficulties go away when you see results and success at the end of each initiative or project. - From Literature, how did you choose the management of a youth center? - Yes, but here I want to emphasize that Literature has helped me tremendously throughout my work, because if you do not know how to write well about what you do every day, then it does not have as much value. So Literature has been my strongest weapon in all this process. - You have been a participant of some experience exchanges in Italy and beyond. How is the relationship between Albanian youth and youth there? - It seems that it is very different, but when you are part of the training and communication and share experiences, you realize that youth is alike all over the world. Of course, they have access to more information and other methods that we are adapting to, but when we get into the group's work and share ideas or work we have done over the months, we see that there are not many differences. It's just that when you share something with others it looks more beautiful and takes on another value. It's a pleasure to talk about something you did in your country, and it's a lot of fun when the work you do gets appreciated. - How does a project manager's day go? - The day starts early, with my bike getting lots of use. My bicycle is my faithful partner throughout my journey. I start my day by setting out the priorities of the day and then all the work flows according to the immediate needs that the job requires. Luckily and unfortunately, because there is little free time. I'm engaged in several projects at the same time in which I can do a lot of things. I think I'm feeling a little guilty for taking my free time. (smiles) - I believe that you will succeed and become an inspiration for all the young Albanians who want to stay here and not go abroad ... - I hope so, (smiles) because leaving our country has become the only quick solution to what we want to do. It is very easy to leave and leave everything and start from the beginning; it is very difficult to stay and give your contribution. I think and am with the expression that the heavy stone stays in its own place, and that which we can do for our country, even though the changes are not seen immediately, but year after year, over time, you understand and realize that giving your contribution has a value and can also be an inspiration to someone else. Editor: Arlis Alikaj Translation and English editing: Michael Black Young Journalists Initiative © 2019
Ne Shqip:
Fjona Bashi, nga puna me të rinjtë: Kur ti beson në idenë tëndë dhe mendon që do sjellë një ndryshim, atëherë edhe puna e përditshme do e arrijë këtë gjë.
Fjonën e takuam në një bar të këndshëm, dhe ardhja e saj deri tek vendi intervistës ishte tipike shkodrane. Një vajzë që i shkëlqejnë sytë, buzëqeshur plot me pozitivitet në një ditë të bukur me diell dhe sigurisht me biçikletën në duar bëhemi gati për tu akomoduar e filluar intervistën. Fjona Bashi është një e re nga Shkodra. Fjona është e angazhuar në shoqërinë civile dhe menaxhon një qendër rinore për organizatën ‘’DeP’’ ose ndryshe Dora e Pajtimit e cila punon me të rinjtë e grupet e margjinalizuara.
Young Journalists Initiative
- Për të gjithë ata që nuk e njohin, kush është Fjona Bashi?
- Fjona është një vajzë e re nga Shkodra e cila ka dëshirën të bëjë diçka ndryshe dhe të japë kontributin e saj në fushën e të rinjve. Përfshirja ime në këtë fushë fillon që nga viti 2014 dhe që nga ai vit nuk kam ndaluar asnjëherë duke dhënë kontributin tim dhe angazhimin tim në këtë fushë që është sa komplekse, aq e vështirë por edhe diverse dhe zbavitëse në të njejtën kohë.
- Mund të na tregosh disa nga sfidat tuaja në këtë punë kaq komplekse?
- Sfidat janë të shumta sigurisht… kur ti je e re dhe dëshiron të eksplorosh dhe të njohësh një fushë e cila është komplekse, sigurisht që ti përballesh me vështirësi. Duke dashur të qëndroj pozitive dhe të transmetoj një energji të mirë në atë çfarë dua të bëj, jam munduar shpesh të mos i shoh sfidat, por vetëm përfitimet e punës me të rinjtë. Praktikisht kur ti do të realizosh një projekt që ka në fokus të rinjtë, përqendrohesh tek gjërat që duam të mësojmë dhe të përcjellim.
- Çfarë keni parasysh për të shkruar me sukses një projekt-ide?
Kur ne shkruajmë një pojekt-ide kemi të qarta qëllimet dhe objektiva specifike dhe të përgjithshme që duam të arrijmë. Ne mendojme se kemi sjellë diçka të re, në fakt janë të rinjtë që na mësojnë diçka të re dhe marrim mësime nga ata. Eksperienca ime fillon 5 vite më parë kur unë kam qenë pjesë e një qendre informimi të Bashkimit Europian si vullnetare, më pas dalë ngadalë filloi që kjo fushë të më interesojë çdo ditë e më tepër dhe vendosa që të jem pjesë e shoqërisë civile, e kësaj fushe të rë që të jep kënaqësi por që është edhe e vështirë në të njejtën kohë.
- Ideja për të krijuar një qendër rinore vjen nga përvoja juaj?
- Ideja për të krijuar një qendër rinore vjen nga nevoja që kanë të rinjtë. Nevoja për të pasur një qendër, një hapësirë, një ambjent të tyrin ku ata të ndihen të sigurtë dhe të aftë për të shprehur të gjitha ndjenjat dhe dëshirat që duan të arrijnë. Duke qenë vet e re dhe duke menduar gjithmonë atë që unë dua të kem, është ajo që unë përpiqem të jap për të tjerët.
Ideja e një qendre rinore fillon dhe zbatohet nga organizata “Dora e Pajtimit - DeP”, një organizatë që unë jam pjesë që prej dy vitesh tashmë dhe që në fokus ka të rinjtë, socializimin e tyre dhe integrimin social në komunitetin që bëjnë pjesë. Ideja e qendrës rinore ka qenë përfshirja e të rinjve dhe puna direkte me ta.
- Si keni arritur në një qendër rinore?
- Ka qenë përmes mësimit joformal, një formë e cila dalë nga dalë po futet edhe në sisitemin shqiptar sepse ne jemi mësuar të qëndrojmë brenda kornizave dhe t’i nënshtrohemi atij mësimi që jemi edukuar prej vitesh tashmë. Mësimi joformal, një metodë që ne kemi menduar ta fusim si pjesë e projekteve tona dhe që organizata e zbaton prej 12 vitesh tashmë. Rezultatet e kësaj metode, kanë qenë të tilla që ne kemi arritur në formimin e një qendre rinore, një numër prej 20 personash, 5 prej tyre janë bord drejtues dhe 15 të tjerët janë nxënës të 7 shkollave të përfshira të qytetit të Lezhes. Që nga Marsi, qendra është e hapur për të gjithë të rinjtë që duan të organizojnë aktivitete , të punojnë për projekte të ndryshme në shkollë, por edhe të diskutojnë për problematikat e hasin ditë pas dite.
- Si është diversiteti i aktivistëve, vullnetarëve apo dhe personave që duan të jenë pjesë e kësaj organizate?
- Interesi po vjen gjithnjë e në rritje pasi të gjithë duan të dalin nga ajo monotonia, shkollë-punë-shtëpi. Kemi kuptuar që nuk është e mjaftueshme të bësh vetëm diçka brenda rutinës, por nëse përfshihesh apo nëse angazhohesh në projekte të tjera që jo domosdoshmërisht duhet të jenë afatgjata. Mund të jenë edhe projekte të shkurtra por që të japin kënaqësi dhe të japin një dimension tjetër e të hapin horizonte. Është dëshira dhe vullneti i mirë për të bërë diçka ndryshe dhe kjo vihet re vit pas viti.
- Ka shumë të rinj në Shqipëri që ndërmarrin nisma të tilla, çfarë mesazhi u jep këtyre të rinjve?
- Mesazhi që unë u jap të rinjve është të mos kufizohen në atë çfarë bëjnë, t’i besojnë ëndrrave të tyre dhe të punojnë fort për to. Kur them të punojnë fort, është të realizojnë ato që ata besojnë. Kur ti beson në idenë tëndë dhe mendon që do sjellë një ndryshim, atëherë edhe puna e përditshme do e arrijë këtë gjë.
- Cilat janë disa nga arritjet e tua deri më tani?
- Arritjet e mia janë që jam pjesë e një grupi rinor në Shkodër dhe më gjerë, që duan të bëhen pjesë dhe të jenë hallka e një zinxhiri të madh që të çon drejt ndryshimit. Sfidat dhe vështirësitë janë që të rinjtë në Shqipëri po largohen dhe puna që ti bën mbetet e kufizuar, çka do të thotë që puna nuk transmetohet tek një pjesë e të rinjve. Të gjithë ikin për një eksperiencë ndryshe, për një jetë më të mirë, për të arritur diçka që fatkeqësisht vendi ynë nuk e ofron dot. Por kur ti gjen persona që duan të bëjnë diçka ndryshe në vendin që jemi lindur, rritur dhe edukuar, atëherë merr kenaqësi tjetër, edhe vështirësitë ikin kur ti sheh rezultate dhe suksese në fund të çdo inisiative apo edhe projekti.
- Nga Gjuhë Letërsia, ju zgjodhët menazhimin e një qendre rinore?
- Po, por këtu dua të theksoj se Gjuhë-Letërsia më ka ndihmuar jashtëzakonisht gjatë gjithë punës time, sepse nëse nuk di ta shkruash mirë atë që bën çdo ditë, atëherë nuk ka më vlerë. Kështu që Gjuhë-Letërsia ka qenë arma ime më e fortë në të gjithë këtë proçes.
- Ke qenë pjesmarrëse e disa shkëmbimeve të eksperiencave në Itali dhe më gjerë. Si është raporti midis rinisë shqiptare dhe rinisë atje?
- Në dukje duket sikur është shumë ndryshe, por kur bëhesh pjesë e trajnimeve dhe komunikon e ndan eksperienca, kupton që rinia është në të gjithë botën njësoj. Sigurisht ata kanë akses ndaj informacionit apo metodat e tjera që ne jemi duke i adaptuar, por kur ne ulemi në punë grupi dhe shkëmbejmë idetë apo punën që kemi bërë përgjatë muajve, shikon që nuk ka shumë ndryshime. Thjesht është një formë tjetër që kur e ndan me të tjerët duket më e bukur dhe merr vlerë tjetër. Është kënaqësi kur ti tregon diçka që ke bërë në vendin tënd, dhe është shumë kënaqësi kur puna që ti ke bërë merr vlerë dhe merr edhe satisfaksion në pjesën tjetër të kohës.
- Si nis dita e një menaxhereje projektesh?
- Dita nis herët, me biçikletën time përdore. Biçikleta është partneri im besnik gjatë gjithë rrugëtimit tim. Nis duke përcaktuar pritoritetet e ditës dhe më pas e gjithë puna rrjedh sipas nevojave immediate që puna kërkon. Fatmirësisht dhe fatkeqësisht sepse ka pak kohë të lirë. Jam e angazhuar në disa projekte në të njejtën kohë ku unë mund të bëj shumë gjëra. Mendoj se po i hyj pak në hak kohës time të lirë.
- Besoj që do t’ia dalësh me sukses dhe të bëhesh një muzë frymëzimi për të gjithë të rinjtë shqiptarë që duan të rrijnë këtu dhe të mos ikin jashtë shtetit…
- Shpresoj që po, (buzëqesh) sepse ikja nga vendi ynë është bërë si zgjidhja e vetme dhe e shpejtë për atë që ne duam të bëjmë. Është shumë e thjeshtë të ikësh dhe të lësh gjithçka dhe të fillosh nga fillimi; është shumë e vështirë të rrish dhe të japësh kontributin tënd. Unë mendoj dhe jam me shprehjen që guri i rëndë peshon në vendin e vet dhe ajo që ne mund të bëjmë për vendin tonë edhe pse ndryshimet nuk shihen menjëherë, por vit pas viti, kohë pas kohe, ti arrin edhe kupton që kontributi që ti ke dhënë ka një vlerë dhe mund të jetë edhe një frymëzim për dikë tjetër.
Editori: Arlis Alikaj
Përkthimi në Anglisht: Michael Black
Young Journalists Initiative © 2019
Commenti