top of page

YOUNG JOURNALISTS INITIATIVE

raising new voices

Home: Welcome
Home: Blog2
Search
YJI

Njihuni me yllin në rritje të Vllaznisë, Uheid Hoxha :"Në Shkodër futbolli është FE."




Emri i tij në arabisht do të thotë :Një, një zot… Uheid një djalë i cili po spikat për momentin te Vllaznia, jemi të sigurt që në pak vite, do të themi kemi pasur kënaqësinë që e kemi takuar pasi gjithçka tek ai të jep përshtypjen e një djaloshi të vogël në moshë por me vetëbesim për atë që kërkon të arrijë në jetë. Simpatik, ambicioz, i sjellshëm ,ehhh Uheidi duket sikur i ka të gjitha për t’ia dalë mbanë dhe thonë që një fillim i mbarë është gjysma e punës.

Young Journalists Initiative.





Joana Spaho, gazetare: - Përshëndetje Uheid, sapo u takuam dhe ti the se po vjen nga stërvitja, si shkoi dita jote sot?

Uheid Hoxha, KF.Vllaznia U-19:- Përshëndetje. Sot dita ime nisi me stërvitjen që në orën nëntë të mëngjesit, u përgatita për ndeshjen e nesërme që kemi kundër Partizanit dhe shpresoj të fitojmë e të vazhdojmë rrugën drejt titullit kampion.(Buzëqesh).

- Meqë jemi këtu, ne të urojmë fitore dhe sa më shumë suksese. Kjo është rutina jote gjithmonë? Kështu fillon dita jote me stërvitje?

- Zakonisht stërvitja fillon në orën dy, dita fillon me aktivitet fizik që në mëngjes. Më pas me disa fruta, pastaj shkollë dhe më pas stërvitje.

- Si e kalon kohën e lirë?

- Kohën e lirë e kaloj duke u stërvitur dhe punuar fort për të arritur aty ku dua. Më pas pjesën tjetër të kohës e merr shoqëria ose bëj stërvitje plus.

- Përveç futbollit, kush është hobi jot?

- Aktrimi besoj, por këtë është shumë e vështirë pasi nuk kam kohë ta ndjek.

- Nga lindi dëshira për të aktruar?

- Duke pare filma që i vogël mu nxit dëshira për të aktruar. Tek e fundit dhe jeta është si një film, ku duhet të bësh atë që do.

- Po pasioni për futbollin, si lindi?

Pasioni për futbollin lindi që në moshën dy – tre vjeçare duke luajtur në korridoret e shtëpisë, oborr, e duke thyer gjëra për tu përmirësuar gjithmonë e më shumë. Dhe babai im ka dashur që të bëhej futbollist vetë por në pamundësi politike nuk mundi dhe donte që njëri nga djemtë e tij të bëhej futbollist. Ai ka shpresë tek unë që do të bëhesha një ditë. Sytë e tij janë tek unë për tu bërë dikushi në jetë.





- Kjo do të thotë që babai juaj është shtysa më e madhe për ty?

- Po ka qënë babai fillimisht. Dhe ai është përkrahësi im më I madh, pastaj shoqëria dhe vetë unë besoj tek ëndrra ime për tia dale mbanë gjithmonë.

- Po idhulli jot, apo një futbollist që ti e ke shembull?

- Unë që në moshën gjashtë vjeçare kam filluar të ndjek futboll dhe idhujt e mi janë Messi dhe Ronaldinho dhe flokët e gjatë i kam prej atyre dhe ata më bëjnë të kem ëndrra për jetën time.

- Ti tani je pjesë e Vllaznisë por kush janë dëshirat e tua për të ardhmen?

- Për momentin dëshira ime është që të luaj te Vllaznia e madhe sepse kjo është dhe ëndrra ime e fëmijërisë. Pastaj në të ardhmen besoj dhe aderoj të jem në ndonjë ekip të europianit. Qejf kam të luaj në Spanjë dhe pastaj të hyj tek Kombëtarja pasi ajo është ëndrra kryesore dhe motivimi im.

- Si është situata për momentin tek Vllaznia?

- Situata e Vllaznisë në këto moment nuk është shumë e mire pasi ekipi i pare nuk gëzon një moment të mire nga që kemi rënë në kategori të dytë por vitin që vjen do ngjitemi përsëri në superior. Besoj se do përmirësohen gjërat në Shkodër.

- Por çfarë ka ndodhur që Vllaznia të themi, ka patur këto lëkundje?

- Të them të drejtën në Shkodër, Vllaznia është një temë kryesore por ka disa vite që është në rënie dhe vitin që kaloi ra në kategori të dytë. Ndoshta buxheti, pasi e zotëron bashkia dhe ka mungesë fondesh.

- Po oferta për të luajtur diku tjetër a ke marrë?

- Po oferta kam dhe me babain dhe menaxherin tim do mundohemi të gjejmë ofertën më të mire pasi kam kërkesa brenda dhe jashtë vendit.

- Ne të uroj më shumë suksese dhe duam ta mbyllim këtë intervistë me një mesazh që do doje ti të ndaje me të rinjtë e Shkodrës por jo vetëm…

- Dua ti them vetëm të besojnë në vete dhe të kenë ëndrra për të jetuar sepse do ia dalin. Vetëm besoni dhe guxoni të ëndërroni.

Intervistoi: Joana Spaho

Editimi: Arlis Alikaj

Young Journalists Initiative © 2019




E disponueshme gjithashtu Podcast në SoundCloud.

583 views0 comments

Comments


pic2.jpg

ABOUT THE INITIATIVE

Many young Albanians are studying journalism at university, or are interested in doing so.


They have the desire to report on the issues affecting their community - issues that “everyone knows” are happening, but nothing is being done to improve the situation.


But these young people lack a platform and the skills to work in today's media landscape. Traditional media in Albania often operates based on personal connections, and new young voices are often excluded.

Young Journalists Initiative is a voluntary project, led by Albanian activist/journalist Arlis Alikaj and American volunteer Mike Black, to provide these young journalists the skills and platform they need to raise their voices and create positive change.

Home: About
bottom of page