English transcript:
Shebenik-Jablanica National Park has now become an important tourist location in Albania. Not just because the trees are over 400 years old but because human hands have never touched them.
Adrenaline, emotion, intrigue all come together to create an enjoyable weekend.
Walking for more than three hours to the glacial lakes; virgin national park; Skanderbeg's stories and legends make our journey more interesting.
Daniel Muçaku - selfie video: We are currently at the lake of Rrajca, a very unique and very special place mainly visited by foreign and domestic tourists but the question is WHY SHOULD WE VISIT THIS COUNTRY? What secrets are hidden in this place? Are the legends and traditions about this place true?
Legend sets in these forests a fierce and bloody battle of Torvioll, where Skanderbeg faced renowned Turkish general Ali Pasha.
Local and foreign tourists visit this beautiful mountainous place. Within the park is the most interesting part of the trip: it is the glacial lakes which are considered a wonderful work of nature, where, in vain, UNESCO seeks to proclaim it as a valuable part of the world’s heritage. In fact, the whole area of the National Park Shebenik-Jabllanicë, also known as the “red mountains”, is a beautiful place. This part should not be considered merely a place between Tirana and Pogradec or Korça and beyond. Of course there are many hidden villages and places to visit, some are and some are not part of the Unesco zone, yet the park affects the lives of 13,000 villagers living within and outside of the park who are a major priority.
Resident: Thanks for the coverage, to your health!
Journalist: Daniel Muçaku Editor: Arlis Alikaj Translation and English editing: Michael Black Young Journalists Initiative © 2019
Në Shqip:
Magjia e Maleve të Shebenikut
Parku Kombëtar Shebenik Jabllanicë tashmë është kthyer në një pikë të rëndësishme të turizmit në Shqipëri. Jo për faktin se drurët janë mbi 400 vjeçarë por se dora e njeriut nuk ka hyrë kurrë.
Adrenalina, emocioni, intriga e të gjitha së bashku, të bëjnë që të shijosh fundjavën.
Ecja në këmbë për më shumë se tre orësh drejt liqeneve akullnajore; parkut të virgjër kombëtar; historitë e legjendat e Skënderbeut e bëjnë më interesant udhëtimin tonë.
Daniel Muçaku – selfie video: Ndodhemi pikërisht në liqenin e Rrajcës, një vend mjaft unik dhe mjaft i veçantë kryesisht vizitohet nga turistë të huaj dhe vendas por pyetja është PËRSE DUHET TA VIZITOJMË NE KËTË VEND? Çfarë fsheh ky vend në të vërtetë? A janë të vërteta legjendat dhe gojëdhënat që thuhen pikërisht për këtë vend?
Legjenda vendos në këto pyje një betejë të rreptë dhe shumë të përgjakur siç ka qenë ajo e Torviollit ku vuri përballë Skëndërbeun me gjeneralin e njohur turk, Ali Pasha.
Turistë vendas dhe të huaj e vizitojnë këtë vend të bukur malor. Brenda parkut ndodhet pjesa më interesante e udhëtimit: është ajo e liqeneve akullnajore ku janë konsideruar si një vepër e mrekullueshme e natyrës, ku jo më kot, UNESCO kërkon ta shpallë si vlerë të pasurive botërore. Në fakt e gjithë zona e parkut Kombëtar Shebenik Jabllanicë, apo e thënë ndryshe mallet e kuqe, është një pjesë e bukur. Kjo pjesë nuk duhet të konsiderohet thjesht një destinacion lidhës midis Tiranës dhe Pogradecit apo Korçës dhe më tej. Sigurisht ka shumë fshatra, që fshehin pas tyre vlera dhe vende për tu vizituar, disa janë dhe disa nuk janë pjesë e Uneskos, e megjithatë parku ndikon mbi jetën e 13.000 banorëve të fshatrave që jetojnë brenda e jashtë tij e që e kanë parkun prioritar.
Banori: Faleminderit për reportazhin, Zoti shëndet tek ju!
Gazetar : Daniel Muçaku
Editori: Arlis Alikaj
Përkthimi në Anglisht: Michael Black
Young Journalists Initiative © 2019
Comments